Qeveria italiane nxorri në shitje disa qindra automjete zyrtarësh në “Ebay”, informuan të premten mediat.
Ankandi për autoveturat është i hapur deri në datën 16 Prill.
Sipas njoftimit të “La Repubblica”-s, 1 500 automjete të konsideruara si jo të domosdoshme do të nxirren në shitje dhe paratë e grumbulluara do të shkojnë në buxhetin e shtetit.
Midis 151 makinave të para të nxjerra në ankand përfshihen disa dhjetëra “BMW”, “Alfra Romeo” dhe “Lancia”.
Midis makinave përfshihen edhe nëntë “Maserati” në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe dy “Jaguar” të Ministrisë së Mbrojtjes.
Nisma për shitjen e këtyre automjeteve u ndërmor prej kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi, i cili i konsideroi makinat zyrtare si një simbol i shpërdorimit të fondeve publike pasi mori në dorë drejtimin e vendit në muajin Shkurt.
“Përse duhet një nënsekretar që të ketë një makinë të paguar nga shteti kur mund të shkojë në punë në këmbë?”, shkruajti kryeministri Renzi në “Twitter”.
Top Channel