S’e Luan Topi/ “Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha
Cameron Diaz ka thënë në një intervistë për revistën ‘Glamour’ se i pëlqen femrat dhe se çdo femër ka tendenca lesbikeje në një fazë të caktuar të jetës.
“Mendoj se femrat janë shumë, shumë të bukura. Gjithashtu mendoj se çdo femër ka një moment në jetën e saj që është e tërhequr nga femrat e tjera”, tha aktorja 41-vjeçare.
Kjo nuk është hera e parë që Cameron Diaz ka shprehur pëlqimin e saj për femrat. Edhe në vitin 2010 ka zbuluar se ka pasur raste që është tërhequr seksualisht nga femra, por saktësoi se kjo gjë nuk e bënte lesbike.
Aktorja theksoi gjithashtu se tani që nuk është më e re, rolet që i ofrohen janë shumë më të mira.
“Rolet e vjetra janë më të mirat për femrat, kur je e re roli të kthen në objekt”, shpjegoi Diaz.
Top Channel