Zac Efron, sherr me të pastrehët
27/03/2014 00:00
Zac Efron është sulmuar në një zonë të rrezikshme të Los Angeles ditën e dielë dhe është goditur me grusht nga një i pastrehë.
Sipas ‘TMZ’, aktori hollivudian dhe truproja e tij janë përleshur me tre persona dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e policisë ka bërë që të mos ketë pasoja të rënda.
Efron i ka thënë policëve se makinës së tij i kishte mbaruar karburanti dhe po priste për dikë që ta tërhiqte. Ndërkohë që ishte duke pritur me truprojen, ai kishte hedhur nga dritarja e makinës një shishe që ishte thyer pranë një grupi personash të pastrehë.
Grupi e ka marrë këtë si provokim dhe ka nisur sherrin. Policia nuk ka arrestuar asnjë person për këtë ngjarje pasi është konsideruar si një sherr i përbashkët.
Top Channel