Traktati i shkelur nga Rusia

27/03/2014 00:00

Senatorët amerikanë që po diskutojnë ndihmën për Ukrainën- thonë se
aneksimi i Krimesë nga Rusia, disa dekada pasi Kievi dorëzoi arsenalin
bërthamor dobëson përpjekjet për frenimin e përhapjes bërthamore në botë.

Në vitin 1994, fuqitë botërore, edhe Rusia, premtuan të ruajnë tërësinë territorial të Ukrainës në këmbim të dorëzimit të rezervave te armeve bërthamore, të renditurat të tretat në botë. Senatori demokrati Richard Durbin thotë se Rusia e shkeli premtimin. Sipas tij,“vendet që duan të bëhen fuqi bërthëmore ose të zgjerojnë arsenalin e tyre, po ndjekin zhvillimet në Ukrainë dhe po nxjerrin konkluzione të rrezikshme”.

Senatori republikan Marco Rubio është i të njëjtit mendim. “Koreja e Jugut nuk duhet të prodhojë armë bërthamorë; Japonia nuk duhet të prodhojë armë bërthamore; Arabia Saudite nuk duhet të prodhojë armë bërthamore. Ne do t’i mbrojmë’. Çfarë mësimi nxjerrin ata nga rasti i Ukrainës?  

Analisti Anthony Cordesman i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare nuk mendon se përvoja e Ukrainës do të luajë rol në vendimet e qeverive të tjera.“ Izraeli, Pakistani, India dhe Koreja e Veriut nuk do të heqin dorë nga armët e tyre dhe vendet që mund të sigurojnë armë bërthamorë apo po përpiqen për një gjë të tillë, si Irani,  do t’i marrin vendimet mbështetur në kriteret e tyre”.

Disa e cilësojnë reagimin e administratës së Presidentit Obama ndaj veprimeve ruse si të pamjaftueshëm dhe po kërkojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe sygjerojne që SHBA të eksportojnë gaz natyror në Evropë, për të pakësuar varësinë e rajonit tek energjia ruse. Projekt-ligji qe po debatohet ne senat do t’i jape garanci për hua Ukrainës, parashikon masa ndëshkuese kundër zyrtarëve rusë, si edhe përdorim te kontributeve amerikane ndaj FMN-së në mënyrë të tillë që t’i jepen hua shtesë Kievit. Projektligji që pritet të miratohet këtë javë, do të duhet të përputhet me një variant të Dhomës së Përfaqësuesve.

Top Channel