Tepelenë, vrasje pas një konflikti pronësie

27/03/2014 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Luftinjë të Tepelenës, ku Sokol Dida ka qëlluar me sëpatë të afërmin e tij, Shkëlqim Dida, duke i shkaktuar vdekjen.

40-vjeçari e ka qëlluar viktimën pas një konflikti pronësie dhe është arrestuar nga policia.

Mësohet se autori i krimit e ka qëlluar me sëpatë 48-vjeçarin e më pas i ka prerë tendinat.

Top Channel