Richard Gere, i pastrehë
27/03/2014 00:00
Richard Gere është parë i veshur me rrecka duke pirë birrë në një stol të parkut të Manhatanit, por mos u shqetësoni pasi gjithçka është në funksion të rolit të tij në filmin ‘Time Out of Mind’.
Aktori 64-vjeçar, i cili është shpallur mashkulli më seksi në vitin 1999, ka xhiruar skenat i parruar dhe me një kapuç të zi në kokë pasi në këtë film ai interpreton një të pastrehë.
Filmi ‘Time Out of Mind’, ku Richard Gere është edhe producent, ka regjinë e Oren Moverman.
Ai tregon historinë e një burri që mundohet të rregullojë marrëdhënien e prishur me vajzën e tij në një kohë që rrethanat e jetës e kanë bërë të jetë i pastrehë.
Top Channel