I janë kthyer familjarëve, eshtrat e 19 trupave, viktima të masakrës së Krushës së Vogël, të luftës së fundit në Kosovë.

Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, nga ku familjarët të martën morën trupat, e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e cila u premtoi atyre përkrahje deri në zgjidhjen përfundimtarë të cështjes së të pagjeturve.

E Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, u tha se këta trupa janë të gjithë Kosovës, pasi që ata sakrifikuan për lirinë tonë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri së bashku me Kryetarin e Komisionit Qeveritar dhe Përfaqësues të EULEX-it, bënë homazhe pranë të gjeturve nga Krusha e Vogël.

Trupat janë gjetur në Lubizhdë dhe Shirokë, në rajonin e Prizrenit. Edhe pas 15 vitesh, numri i të pagjeturve në Kosovë është mbi 1700.

Top Channel