Gwyneth Paltrow i jep fund martesës 10-vjeçare

26/03/2014 00:00

Aktorja Gwyneth Paltrow është ndarë nga bashkëshorti i saj Chris Martin pas 10 vitesh martesë. Fituesja e çmimit Oscar e bëri publik lajmin sot duke shkruar: “Me trishtim të madh kemi vendosur të ndahemi.”

Aktorja 41-vjeçare dhe këngëtari 37-vjeçar i grupit Coldplay kanë dy fëmijë së bashku dhe sipas tyre kanë kaluar më shumë se një vit duke u përpjekur të shpëtojnë martesën.

Siç ndodh zakonisht në raste të tilla, çifti vazhdon të ndjejë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin, por është më mirë të vazhdojnë të ndarë jetën.

“Kemi arritur në përfundimin se ishte më e mirë ndarja edhe pse vazhdojmë ta duam shumë njëri-tjetrin. Vazhdojmë të jemi një familje dhe tani jemi edhe më të afërt”, shkruajnë ata.

Letra e postuar në faqen goop.com përfundon me nënshkrimin: “Me dashuri, Gwyneth dhe Chris.”

Top Channel