Në botën e Hollivudit është e lehtë që çiftet të vijojnë jetën e tyre pas një divorci.

Kjo për shkak se ata kanë gjithmonë njerëz të rinj dhe të këndshëm për të takuar dhe thuajse e gjithe bota i adhuron.

Gjithsesi, jo te gjithe njerezit e famshem zgjedhin te ndahen perfundimisht me ish-at e tyre.

Edhe pse nuk kane me terheqje per njeri-tjetrin, ata kane arsye te forta per te qendruar si nje familje e bashkuar pas nje divorci. Hollivudi njeh disa prej tyre:

Bruce Willis dhe Demi Moore ishin per 13 vite nje nder ciftet me te pushtetshem te Hollivudit.

Qe te dy ishin ne kulmin e karrieres se tyre kur u martuan ne vitin 1987, duke e shnderruar ceremonine e tyre si nje nder ngjarjet me te perfolura te vitit.

Por, cifti nuk i shpetoi divorcit ne vitin 2000, i cili konsiderohet si nje nder divorcet me paqesore te njerezve te njohur. Ata te dy rane dakord per faktin se s’kishin me gjera per te ndare dhe se lumturia e femijeve ishte mbi gjithcka.  

Marc Anthony dhe Jennifer Lopez mbeten gjithashtu miq te mire pas divorcit.

Vetem pak muaj pasi ishin zyrtarisht te ndare, kengetaret u shfaqen në një program televiziv në Kaliforni, të kapur dorë për dore, duke përgënjeshtruar kështu mediat për acarim të marrëdhënieve të tyre.

“Miq te mire pas divorcit” vlen edhe per Tom Cruise dhe Kate Holmes. Pas gjashte viteve martese dhe nje vajze qe paten nga dashuria e tyre, Cruise dhe Holmes vendosen te ndaheshin ne paqe dhe harmoni, duke shmangur vuajtjen pas divorcit.

Nje mik i ciftit tha asokohe per mediat se te dy aktoret ndiheshin shume te lumtur pas marrjes se vendimit, qe per shume te tjere mund te ishte traumatik.

Arnold Schwarzenegger dhe bashkeshortja e tij Maria Shriver mbajten marredhenie te shkelqyera pas divorcit, i cili u mediatizua se tepermi.

Pas 25 vitesh martese, Schwarzenegger rrefeu se kishte pasur marredhenie jashtemartesore me nje nga punetoret e shtepise, me te cilen kishte dhe femije.

Deklarata çoi çiftin ne divorc te pashmangshem, por ata rriten dy femijet e tyre si nje skuader e vertete.

Courtney Cox and David Arquette. Veshtire te shohesh nje cift te divorcuar qe mbeten kaq miq me njeri-tjetrin.

Pas 11 vitesh martese arriten ne fazen e divorcit, i cili ishte shume i thjeshte dhe surprizoi te gjithe per frymen positive qe percolli. Afro nje vit pas ndarjes, Cox deklaroi se Arquette ishte personi qe ajo adhuronte me teper ne kete bote.

Top Channel