Chris Evans do të tërhiqet nga aktrimi

26/03/2014 00:00

Chris Evans ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga karriera si aktor për t’u përqendruar në regjizurë pasi t’i përfundojë kontrata për 6 filma që ka nënshkruar me studion Marvel në vitin 2010.

Interpretuesi i Kapiten Amerikës në disa filma hollivudianë tha për revistën ‘Variety’: “Do të jem aktor derisa të thotë kontrata që kam nënshkruar me Marvelin. Kur ajo të përfundojë, do të ndjek karrierën si regjisor.”

32-vjeçari Evans ka interpretuar deri tani superheroin e novelave grafike në 3 filma (Captain America: The First Avenger, The Avengers dhe Thor: The Dark World) dhe do e interpretojë në dy filmat e ardhshëm ‘Captain America: The Winter Soldier’ dhe ‘Avengers: Age Of Ultron’.

Edhe pse nuk ka një datë të saktë të “pensionit”, aktori ka thënë se pret që të mbarojë punë me filmat e Marvelit brenda vitit 2017.

Top Channel