Gjykata turke në Ankara mori masën e arrestit me burg për 3 autorët e
vrasjes së ushtarit, policit dhe një civili turk javën e kaluar në Nide
të Turqisë.

Gjatë seancës gjyqsore, njëri prej tyre Qëndrim Ramadani me nënshtetësi zvicerane, përvecse nuk pranoi të gjykohej, ai nuk shprehu asnjë keqardhje për vrasjen e 3 shtetasve turq. Sipas mediave, në gjyq Ramadani ka deklarauar se ka bërë një punë shumë të mirë duke vrarë xhandarin dhe se ai do t’i japë llogari vetëm Zotit dhe askujt tjetër. Mes të tjerave Ramadani ka deklaruar se Turqia është një vend armik për të, pasi ajo është anëtare e NATO-s.

Pjesëtari tjetër i kësaj bande, Benjamin XU i cili është me nështetësi gjermane ka deklaruar se po ktheheshin nga lufta në Siri dhe po e shoqëronte Ramadanin të kthehej në Kosovë. 18-vjecari Xu theksoi se nuk ka patur dijeni për armët dhe se gjatë momentit të shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe xhandarmarinë turke ai ka qenë nën efektin e drogës. Pasi kanë theksuar se këta njerëz, vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe droga nuk mund të kenë asnjë lidhje me fenë islame gazetat turke kanë shkruar se edhe për pjestarin tjetër të kësaj bande Muhamed Zakiri nga Maqedonia është marrë masa e arrestit me burg. 

Top Channel