Dhjetëra qytetarë kanë protestuar sërish të hënën në Prizren, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të komunës, Ramadan Muja.

Të njohur si “qytetarët aktivë të Prizrenit”, ata u mblodhën në sheshin “Shadërvan” për të marshuar drejt Shtëpisë së Bardhë, siç quhet ndryshe objekti i Komunës në këtë qytet.

Me parullën “Dorëheqje”, protestuesit kanë thirrur gjatë gjithë kohës për largimin e kryetarit. Qytetarët e Prizrenit po protestojnë prej disa ditësh duke e kërkuar largimin e Mujës, pasi ndaj tij u ngrit aktakuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare në këtë komunë.

Para disa ditëve, kryetari Muja u vetëpezullua nga posti, deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës lidhur me këto akuza. Sipas organizatorëve, kryetari Muja me vendimin për vetëpezullim ka bërë një tjetër shkelje ligjore.

Top Channel