Gjykata e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesë-padinë e ish-ministrit të
Kulturës, Ylli Pango, i cili kërkonte që Top Channel ta dëmshpërblente
me vlerën e një milion eurove, pas publikimit të video-skandalit, ku
ish-funksionari i lartë shfaqet duke kërkuar favore seksuale ndaj një
vajze që ishte kandidate për t’u punësuar.

Vendimi u dha nga treshja gjyqesore e kryesuar nga gjyqtari Arben Mullaj dhe dy anetaret, Arben Konstandini dhe Ardian Kalija.

Behet fjale per te njejten çeshtje, qe gati tre vjet me pare gjykatesi i Shkalles se Pare Agim Bendo i dha te drejte protagonistiit te skandal seksual, ish-ministrit Pango. Gjyqtari Agim Bendo vendosi ne ate kohe, ne mungese te perfaqesuesve te emisionit investigativ ‘Fiks Fare’, qe hetuan dhe publikuan skandalin, nje gjobe prej 400 mije euro.

Gjykatesi Bendo e cilesoi si shkelje te privacise publikimin e videos, ne te cilen shfaqej ministri duke i bere presion nje vajze, e cila per t’u punesuar duhej te kalonte nga shtepia e ministrit, ne te cilen ai i kërkoi vajzes favore seksuale. Vendimi, i cili gjobiste Top Channel me 400 mije euro, u prish nga Gjykata e Apelit, e cila e konsideroi ne shkelje te renda proceduriale dhe e dergoi çeshtjen per rigjykim, nderkohe qe me te njejtin qendrim si Apeli doli edhe Gjykata e Larte, çka solli gjykimin e dosjes serish ne Gjykaten Civile me trupe tjeter gjyqesore. Treshja gjyqesore, i hodhi poshte pretendimet e ish-ministrit Pango duke i rrezuar ato.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta