Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka vizituar të dielën familjen e Enver Mehmetit në Prishtinë, nga ku dhe kritikoi Kuvendin që sipas tij po zvarrit miratimit e ligjit për veteranët e luftës.

Kryeministri Thaçi tha se familjet e të burgosurve si dhe familjet e dëshmorëve, për një kohë të gjatë kanë qenë të diskriminuar dhe izoluar. Për këtë arsye, sipas tij, është e panevojshme zvarritja e ligjit për veteranët.

Ndërsa për të burgosurit politikë, Thaçi tha se ndihet mirë, pasi më në fund do të fillojë kompensimi për këtë kategori të shoqërisë. Ai tha se nuk ka para’ që mund të paguajë sakrificën e të tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, ish i burgusuri Mehmeti theksoi se jo vetëm të burgosurit, por edhe ata që luftuan në luftën e fundit, luftuan me një ideal të lartë dhe vetëm në sajë të asaj sakrifice të pamohueshme kanë fituar.

Enver Mehmeti ishte i dënuar në mesin e shumë personave të cilët ishin në Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, të cilët kanë qenë të dënuar nga 3 deri në 15 vjet burgim të rëndë.

Top Channel