
Ka nisur rehabilitimi i një prej katër ishujve të Ksamilit, pothuajse i shkatërruar nga procesi i erozionit.
Drejtori i Shërbimit Pyjor në Ksamil, Kristo Kauri tha se në bashkëpunim me agjensinë ‘AJMMI’ do të frenohet procesi i shkatërrimit nëpërmjet shtimit të bimësisë.
“Fillimisht duam të ndalojmë erozionin. Do të shtrijmë rrjetën e telit dhe më pas do të mbjellim bimësinë ekzistuese”, thotë Kauri.
Nismes per mbrojtjene pasuive natyrore dhe turistike në ishujt e Ksamilit i jane bashkangjitur dhe autoritetet vendore, te cilet kane theksuar rendesine e nenshkrimit te nje memorandumi bashkepunimi, per ruajtjen e kesaj pasurie kombetare, e cila pervec proceseve natyrore tashme po shkaterrohet edhe nga dora e njeriut.
Top Channel