Kirby: Serbia të vendosë vetë

22/03/2014 00:00

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael D. Kirby ka deklaruar se Beogradi duhet të vendosë vetë se çfarë qëndrimi të mbajë lidhur me zhvillimet në Ukrainë.

“Kur flitet për atë se çfarë duhet të bëjë Serbia, ju duhet të shtroni pyetjen se si e shihni ju territorin tuaj. Mendoni për pikëpamjen tuaj të integritetit territorial dhe shihni nëse jeni parimorë”, ka thënë ambasadori për të
përditshmen “Politika”.

Zoti Kirby ka komentuar edhe referimin e vazhdueshëm që Rusia i bën rastit të Kosovës, duke shtruar një pyetje: “Mendoni se krahasimi që Rusia i bën rastit të Krimesë me atë të Kosovës është një analogji e përshtatshme? Apo mendoni se nuk është?”.

“Ku do të përfundojë Serbia dhe cili është modeli ekonomik i saj? Dihet mirë se çfarë do t’ju sugjeroja unë, por ju takon juve të vendosni”, ka vlerësuar ambasadori.

Sa për Shtetet e Bashkuara, ai ka theksuar se qëndrimi i Uashingtonit
është shumë i qartë: Rusia ka gabuar me rastin e Krimesë. “Pozicioni ynë
është publik dhe ne e dënojmë atë që po bën Rusia. Edhe BE-ja ka
përdorur një retorikë shumë të ashpër ndaj saj”, ka shtuar Kirby. 

Top Channel