Dy të vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një përleshje të armatosur mes dy grupeve në një zonë të qytetit të Pejës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta në afërsi të një hoteli në rrugën që lidh Pejën me Deçanin. Njëri nga të vrarët është person i njohur për policinë, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij krimi që tronditi banorët e kësaj zone.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha nëpërmjet telefonit se policia po vazhdon hetimet në vendin e krimit. Disa autorë të kësaj ngjarjeje janë të njohur për policinë, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar dhe aktualisht po bëhet kqyrja e vendit të krimit.

Top Channel