
Andres Iniesta kërkon që tifozët të kenë besim tek Barcelona në prag të Klasikes pasi ekipi e meriton këtë gjë falë sukseseve të viteve të fundit: “Nuk mendoj se ka tifozë tanët që nuk besojnë tek fitorja jonë në Bernabeu. Askush të mos mendojë se Reali do na mundë me lehtësi.”
Gjendja e skuadrës – Jemi shumë të motivuar. Kemi një ndeshje të rëndësishme përpara. Po përgatitemi mirë për të shkuar në formën më të mirë të mundshme.
Real Madrid favorit – Nuk e di se çfarë mendojnë njerëzit. Unë besoj se tifozët tanë kanë besim tek fitorja jonë pasi ne e meritojmë besimin me atë që kemi treguar gjatë viteve të fundit. Kemi pasur ndeshje të dobëta, por nuk jemi 20 pikë larg Realit, vetëm 4.
Kundërshtari – Nuk e dimë si do të luajë. Ne duhet të luajmë ndeshjen perfekte, të luajmë si Barça sepse nëse nuk e bëjmë këtë, do të kemi probleme të mëdha. Duhet të hyjmë në fushë për të fituar.
Messi – Kur e shohim në formë, mbushemi me besim. Është shumë e rëndësishme të mbajë një nivel të lartë. Gjatë një sezoni një lojtar mund të ketë ulje-ngritje, por tani që vendosen titujt, ai është mirë.
Top Channel