
Mats Hummels shpreson që Borussia Dortmund të bjerë në çerekfinalet e Champions League me Manchester United, Chelsea apo Barcelona në shortin e ditës së premte.
Qendërmbrojtësi gjerman ka këto preferenca thjesht për faktin se nuk është përballur kurrë me asnjë nga këto tre skuadra.
“Do më pëlqente të luaja kundër një ekipi ndaj të cilit nuk kam luajtur më parë. Gjithsesi, nuk ka rëndësi me kë do të luajmë pasi çdo skuadër do të jetë e fortë”, theksoi Hummels për faqen zyrtare të UEFA-s.
Lojtari i përfaqësueses gjermane analizoi edhe humbjen 1-2 ndaj Zenitit, humbje që nuk i kushtoi Dortmundit kalimin në fazën tjetër.
“Jemi të kënaqur me kualifikimin. Kur ke një avantazh të madh nga ndeshja e parë, ndonjëherë bëhet më e vështirë.”
Top Channel