
Mbi dhjetë punonjës të administratës së Universitetit të Prishtinës kanë hyrë në grevë duke bojkotuar punën. Ata kërkojnë kalimin e rregullores për personelin administrativ të UP-së dhe nivelizimin e pagave me zyrtarët administrativë të institucioneve të tjera.
Kërkesat drejtuar Këshillit Drejtues të UP-së nga “Personeli Administrativ i njësive akademike” janë:
Të miratohet që në mbledhjen e radhës të KD-së rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën e UP-së; të rritet stimulimi për personelin administrativ të njësive akademike, pasi sipas rritja e pagave prej 25 për qind nga ana e qeverisë i lë shumë të ulëta pagat krahasuar me sektorët tjerë, pasi paga bazë e tyre është më e ulët.
Bojkotimi i punës nga administrata i ka shkaktuar probleme edhe studentëve të njësive akademike, duke u pamundësuar atyre kryerjen e shërbimeve studentore. Gjatë ditës së mërkurë mësohet se në grevë kanë hyrë rreth 5 punonjës në Fakultetin Juridik, rreth 5 në Fakultetin e Filozofisë, si dhe të Filologjisë.
Top Channel