Rishpallet konkursi për Avokatin e Popullit në Kosovë, pasi dy kandidatët Hilmi Jashari dhe Gjyljeta Mushkolaj nuk kanë marrë të paktën 61 vota.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Jasharin me 49 vota, ndërsa Mushkolajn me 39, të pamjaftueshme për të siguruar postin.

Suzana Novobërdaliu, kryetare e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, ka treguar se për pozitën e Avokatit të Popullit sipas konkursit kanë aplikuar 26 kandidatë.

Sipas saj, 25 i kanë plotësuar kushtet formale dhe i janë përgjigjur ftesës, ndërsa njëri nuk i ka plotësuar ato për shkak të mos kompletimit të dokumentacionit.

Top Channel