“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Partia Demokratike Shqiptare ka vijuar me akuzat për korrupsion kësaj radhe ndaj Ministrisë së Ekonomisë në Maqedoni. Anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Orhan Ibrahimi tha se kjo ministri, që në 10 vitet e fundit drejtohet nga kuadrot e BDI-së, është e zhytur në korrupsion.
“Deputetët e BDI-së, që prej 10 vjetësh udhëheqin Ministrinë e Ekonomisë, asnjë investim nuk sollën në vendbanimet shqiptare. As edhe një vend pune nuk u hap për shqiptarët. Por përkundrazi, biznesi shqiptar u dëmtua skajshmërisht nga hajnia dhe zhvatja e njerëzve të BDI-së”, deklaroi Ibrahimi.
Ai tha se posedon disa dokumente që sipas tij, dëshmojnë se ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini i ka kërkuar një sipërmarrësi shuma të mëdha parash për t’i ndarë një konçesion nga ministria të cilën e drejton.
“Në dorë kam dokumentet që dëshmojnë nivelin eklatant të korrupsionit në sektorin e ekonomisë që udhëhiqet nga kuadri i BDI-së, Valon Saraçini. Kjo dosje fakton se si një sipërmarrësi i kërkohen shuma të mëdha parash nëse dëshiron që kompania e tij të fitojë një nga konçesionet e shumta që ndahen nga Ministria e Ekonomisë”, shtoi Ibrahimi.
Sipas ish-deputetit të PDSH-së, kjo dosje i është dërguar edhe përfaqësive të huaja diplomatike në Shkup, policisë dhe Komisionit për Anti-korrupsion. Nga ana tjetër, në një reagim me shkrim, BDI këto akuza i ka quajtur të pabaza.
Sipas partisë së Ali Ahmetit, PDSH-ja e Menduh Thaçit, në pamundësi të ruajë kompaktësinë e vetë, po përpiqet që procesin e shpërbërjes së partisë ta mbulojë duke bërë akuza që s’i beson as vetë.
BDI më tej akuzon PDSH-në se ka devijuar plotësisht nga qëllimet kombëtare. Në reagimin e partisë shqiptare në pushtet thuhet se, “gjuha plot urrejtje e anëtarëve të PDSH-së është në shërbim të përçarjes shqiptare dhe ka për detyrë të mbulojë me akuza banale argatllëkun e saj të paskrupullt, që vetëm krerët e saj e saj e dinë sesi u shpërblehet”.
Top Channel