Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensim financiar nga ATP, kjo është lista me kategoritë përfituese Në prag të sezonit të ri turistik, situata në bregdetin shqiptar
paraqitet mjaft problematike si pasojë e ndotjes nga ujërat e zeza.
Sipas Entit Rregullator të Ujit në zonat me potencialin më të madh turistik bregdetar në vend, nuk janë vënë ende në funksion impiantet e trajtimit të ujërave të zeza.
“Ende Vlora nuk ka vendosur në funksionim të plotë impiantin e trajtimit. Po kështu Saranda nuk ka vendosur imptiantin e trajtimit, që do të thotë që është një pikëpyetje e madhe, një njollë e madhe për turizmin. Ky shërbim është tregues i rëndësishëm për një vend që do të vlerësojë turizmin. Durrësi e ka vendosur impiantin e trajtimit vetëm për 40 per qind”, tha Avni Dervishi, kryetar i Entit Regullator të Ujit.
Në raportin vjetor të Entit Rregullator të Ujit, zoti Dervishi renditi cilësinë e ujit si një nga problematikat kryesore në këtë sektor.
‘Në një vend me rezerva hidrike të mira është e pafalshme që qytetarët shqiptarë të mos kenë ujë cilësor”, tha Dervishi.
Humbjet e ujit në masën 68 % janë një tjetër problem shqetësues, të shkaktuara 40 % si pasojë e rrjetit të amortizuar, ndërsa pjesa tjetër përfitohet ilegalisht.
Top Channel