Një shpërthim është verifikuar mëngjesin e së martës në pjesën veriore
të Mitrovicës, për fat të mirë duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shefi i policisë rajonale të Kosovës, Gjelko Bojiç ka thënë për Radion Evropa e Lirë se incidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, në rrugën “Vllado Çetkoviç”.

Ai ka thënë se, sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për bombë dore dhe ka nënvizuar se policia ka nisur të hetojë incidentin.

“REL” saktëson më tej se shpërthimi ka ndodhur pranë rrugës që të çon tek spitali i qytetit, në veri të Mitrovicës.

Top Channel