Policia e Kosovës në Prizren ka shoqëruar të martën nëntë persona në
stacionin policor, kryesisht aktivistë të organizatave joqeveritare, por
edhe protestues të tjerë.

Që prej dy ditësh, shoqëria civile dhe disa qytetarë të Prizrenit, në mënyrë simbolike kanë protestuar dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit te Komunës, Ramadan Muja, pasi gjykata e shpalli fajtor për keqpërdorim dhe korrupsion.

Policia e Prizrenit ka thënë se personat janë shoqëruar pasi kanë prishur rendin publik dhe kanë penguar zyrtarët për të hyrë në vendin e tyre të punës.

Ditën e hënë policia arrestoi 6 protestues për akuza të njëjta. Të njëjtën ditë, protestuesit, kryesisht nga shoqatat “Për Prizrenin” dhe “Klubi Politik i Studentëve” njoftuan mbajtjen të mërkurën të një proteste mbarëpopullore.

Top Channel