
Në Bruksel do të mbahet të mërkurën dialogu i strukturuar për sundimin e
ligjit në Kosovë. Axhenda e diskutimeve pritet të përfshijë edhe rolin e
mëtejshëm të misionit EULEX, raporton “RTK” në edicionin online.
Ahmet Isufi, kryetar i komisionit parlamentar për sigurinë, i cili do të jetë pjesë e delegacionit që udhëton në Bruksel, tha se në shumicën e rasteve duhet të ketë bartje të kompetencave nga institcionet vendore.
“Nuk ka variant tjetër. Ka shpenzim të kapaciteteve të EULEX-it dhe njëkohësisht marrje të kompetencave shtesë nga institucionet vendore. Specifika është vetëm në pjesën veriore të Kosovës, ku duhet të ketë një prani të angazhimit të përbashkët”, tha Isufi.
Ndërkohë, delegacioni i Kosovës pjesëmarrës në këtë takim do të kryesohet nga zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj dhe kryetari i komisionit për legjislacion, Arben Gashi.
Top Channel