
Tregjet aziatike ishin te parat qe ndjene lekundjet pas referendumit ne
Krime, rezultatin e te cilit Japonia deklaroi hapur se nuk do ta njohe.
“Ne baze te kushtetutes ukrainase, ndryshimi i territorit duhet te vendoset me referendum mbarekombetar. per kete arsye, kjo vote eshte e paligjshme. sic theksohet ne deklaraten e fundit te krereve te G7-tes, referendumi i Krimese nuk ka asnje vlere ligjore, ndaj Japonia nuk e njeh rezultatin e tij”, tha Yoshihide Suga, zëdhënësi i Qeverisë japoneze.
Ne koordinim me grupin e shtate ekonomive me te medha te botes, Tokio, shtoi zedhenesi do te bashkohet me ata qe do te vendosin sanksione ndaj Moskes.
Zhvillimet ne Krime paten ndikim te shpejte ne tregjet nderkombetare, duke nisur nga ato japoneze ku indeksi Nikkei pesoi nje renie te lehte ne shkembimet e mengjesit, ashtu sic ndodhi edhe me treguesin kryesor te burses se Hong Kongut, Hang Seng. Renie te vleres se aksioneve pati edhe ne Australi, e sipas CNN-it, luhatje kane njohur edhe vete tregjet ruse. Ne pergjithesi, indeksi kryesor i tyre per kete vit ka nje renie prej 20% dhe rubla eshte zhvleresuar ne nivel rekord ndaj dollarit amerikan.
Investitoret terhoqen ne muajt janar dhe shkurt 33 miliarde dollare jashte vendit, e deri ne fund te marsit, kjo shifer mund te mberrije ne 55 miliarde. Ekspertet mendojne se sanksionet e BE-se do te kishin impakt mbi te dyja palet, por ne thelb do te jete Rusia ajo qe do te vuaje me shume. Eksportet e BE-se drejt ketij vendi perbejne 1% te GDP-se se bllokut, ndersa eksportet e Rusise ne Bashkimin Europian llogariten ne gati 15% te Prodhimit te Brendshem Bruto. Edhe Krimeja ne vetvete do te perbeje nje barra aspak te lehte per Mosken. Rajoni varet nga Ukraina per gati 70% te buxhetit te tij, 90% te ujit te pijshem si dhe per pjesen me te madhe te rezervave ushqimore dhe furnizimit me energji elektrike.
Top Channel