
Fernando Alonso e nisi Botërorin e Formulës 1 me një vend të pestë që duket se nuk e ka kënaqur shumë. Spanjolli i Ferrarit u paraqit serioz para mediave dhe deklaroi se “ishte e pamundur të merrje një rezultat më të mirë”.
“Sigurisht që do më pëlqente të isha më afër podiumit, por ishte e pamundur. Motorët Mercedes janë të një niveli tjetër dhe nuk mund të luftoja me to”, theksoi dy herë kampioni i Formulës 1.
Gjithsesi, Alonso përmendi edhe gjërat pozitive të garës së Melburnit: “Nuk është mirë të përfundosh 35 sekonda pas vendit të parë edhe pse vendi i pestë nuk është fundi i botës. Të paktën kam 10 pikë më shumë se Vettel apo Hamilton.”
Në fund, spanjolli shtoi: “Objektivi ishte të përfundoja garën dhe ja arrita, edhe pse me një xhiro më pak dhe me Safety Car në pistë, ky objektiv ishte më i lehtë.”
Top Channel