Qindra banorë të Dibrës së Madhe, si dhe nga zonat ku pritet të devijojë lumi Radika u mblodhën përpara sheshit “Skëndërbej” për të kundërshtuar këtë projekt.

Në këtë takim e morën fjalën drejtues të shoqatave joqeveritare shiptare dhe maqedonase, të cilët ishin kundër devijimit të lumit Radika. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe qytetarë të thjeshtë të cilët u bashkuan në kundërshtimin e këtij projekti.

Në fund të këtij tubimi u vendos që të ketë edhe një protestë tjetër, jo më në Dibër të Madhe apo në qytetin e Peshkopisë, por në vendin ku po kryhen punimet.

Gjithashtu, u vendos që herën tjetër protesta të mos jetë paqësore, por më dinjitoze në mënyrë që të kundërshtohet me forcë projekti që prek lumin.

Top Channel