Mbeturinat e hedhura pranë shtëpisë së komshiut i kanë kushtuar jetën
një 48-vjeçari në fshatin Ashtë të komunës Bushat në Shkodër.

Viktima eshte shtetasi Çesk Pjetri 48 vjeç qe eshte vrare me arme zjarri pas nje sherri me fqinjin e tij shtetasin Mark Jaku. Ky i fundit i ka kerkuar llogari fqinjit se perse mbeturinat i hidhte afer baneses se tij dhe pas nje debati, kur askush nuk eshte terhequr, 69-vjeçari ka qelluar me arme fqinjin duke e vrare ne vend.

Policia mberriti ne vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar ne cilesine e prones armen e gjahut me te cilin eshte kryer krimi. Arma ka rezultuar me leje. Policia nderkohe eshte duke mbajtur nen mbikëqyrje te dyja familjet qe banojne fare prane njera-tjetres ne kete fshat per te shmangur ndonje pershkallezim te situates.

Top Channel