Trump pyetet për lajmet e vrasjes së Khameneit: Besoj se është e vërtetë
3 persona të tjerë kanë vdekur në protestat e fundit në Venezuelë, këtë herë në qytetin qendror të Valencias. Një polic dhe 2 meshkuj të tjerë janë qëlluar për vdekje në incidente të ndara nga njëri-tjetri.
Në Karakas, mbështetësit e qeverisë venezueliane dhe demonstruesit opozitarë zbritën rrugëve dhe zhvilluan marshime kundër secilës palë. Këto marshime shënuar 1-mujorin e fillimit të lëvizjes së këtyre protestave, pikërisht më 12 Shkurt. 25 persona numërohen tashmë si të vdekur, sipas shifrave zyrtare.
Kryebashkiaku opozitar i Valencias, Miguel Cochiola, tha se qyteti ka pasur disa incidente të dhunshme gjatë ditës. Një 42-vjeçar, Guillermo Sanchez, ishte duke lyer shtëpinë e tij kur u qëllua në kokë nga milicia pro-qeveritare, që kaloi me motorë pranë tij, tha Cocchiola.
Studenti Jesus Enrique Acosta, 20 vjeç, u qëllua për vdekje gjithashtu në Valencia. Cocchiola tha se Acosta u qëllua sërish nga një grup qeveritar, i njohur si “colectivos”.
Viktima tjetër ishte një kapiten ushtrie, Ernesto Bravo Brachi. Qeveria tha se ai ishte vrarë nga “kriminelët terroristë”. Ndërkohë, demonstruesit opozitarë marshuan përmes rrugëve të lindjes së Karakasit, një bastion anti-qeveritar, duke denoncuar brutalitetin e policisë dhe krizën ekonomike.
Ata bënë thirrje për lirimin e dhjetra aktivistëve të burgosur. Në fund të protestave, aktivistët hodhën gurë dhe bomba molotov ndaj policisë, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Disa persona u plagosën. Demonstrata ka pasur edhe në disa qytete të tjera të Venezuelës.
Në pjesën tjetër të kryeqytetit, mijëra mbështetës të qeverisë u bashkuan me presidentin Nicolas Maduro në një “marshim për paqen”. Maduro tha këtë javë se kishte mundur të mposhtte një komplot për të rrëzuar qeverinë e tij, duke thënë se komploti i ekstremistëve të djathtë ishte neutralizuar.
“Përpara Chavez-it, askush nuk kishte asgjë prej këtyre që kemi sot: akses për shëndetin publik, edukimin dhe ushqim”, tha mbështetësi i qeverisë, Marcos Alcayo, për “Reuters”, një nga personat në marshim. Hugo Chavez ndërroi jetë 1 vit më parë prej kancerit, pas më shumë se 14 vjetësh në krye të vendit.
Top Channel