Shtatë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas një rrjedhjeje gazi që shkaktoi një shpërthim në New York City, duke rrafshuar 2 ndërtesa, bëjnë të ditur autoritetet. Dhjetra të tjerë janë plagosur në këtë incident, që ngriti edhe shtëllunga tymi në qiell.
Më shumë se 250 zjarrfikëse janë përballur me flakët në vendngjarje, pranë Rrugës 116 dhe “Park Avenue”. Shërbimet e trenit drejt dhe nga Terminali “Grand Central” janë rikthyer në funksionim pas një kohe të gjatë ndërprerje të plotë.
Kryebashkiaku i New York City-t, Bill de Blasio, tha në një konferencë për shtyp nga vendi i ngjarjes se rrjedhja e gazit është raportuar te kompania e shërbimeve 15 minuta para shpërthimit, mëngjesin e së mërkurës.
De Blasio tha se “shpërthimi i fuqishëm” shkatërroi dy ndërtesa dhe dëmtoi rëndë edhe struktura të tjera. Zyra e kreut të Bashkisë konfirmoi gjithashtu për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se 9 persona rezultojnë ende të zhdukur, edhe gjatë pasdites së të mërkurës.
Departamenti i zjarrfikësve të New York-ut e ngriti këtë incidentin në nivelet më të larta të mundshme të kërcënimit. Sipas tij, 22 persona janë plagosur, por numri i raportuar nga spitalet lokale për ABC News thuhet të ketë kapur shifrën e 64 personave të shtruar me plagë të shkaktuara prej incidentit.
Në këto shifra përfshihen edhe 7 fëmijë, një prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Kreu i kompanisë së shërbimeve, Con Edison, tha se një rezident pranë ndërtesës raportoi për rrjedhjen e gazit pak para shpërthimit.
Rrugët dhe trotuaret përreth vendit ishin mbushur plot me xhama të thyer, ndërsa dëshmitarët raportuan se shpërthimi i fuqishëm preku edhe artikujt në rastet e dyqaneve përreth.
Autoritetet në zonë njoftuan banorët për mbajtjen e maskave medikale për rezidentët, për shkak të tymit të dendur në vendngjarje. Një dëshmitar tha për BBC se “kishte një panik të theksuar” në zonën përreth pas shpërthimit.
Top Channel