Trump pyetet për lajmet e vrasjes së Khameneit: Besoj se është e vërtetë
Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, shënoi përvjetorin e parë të Papës Françesku, të enjten, duke i bërë një ftesë të hapur atij për t’iu adresuar një takimi të përbashkët të Kongresit.
Boehner, i cili është një katolik, citoi në një deklaratë se argjentinasi është i pari Papë “që lavdërohet nga amerikanët”.
Kreu i Dhomës tha se mësimet e tij “që burojnë nga gëzimi i ungjillit kanë nxitur refleksion të kujdesshëm dhe dialog vigoroz mes njerëzve të të gjitha ideologjive dhe pikëpamjeve fetare në Shtetet e Bashkuara dhe përmes një bote që po ndryshon me shpejtësi, sidomos mes atyre ku mbizotëron dinjiteti human, liria dhe drejtësia sociale”.
Në letrën e Boehner për Françeskun thuhej se ftesa ishte në emër të lidershipit bipartizan të Dhomës dhe të Senatit.
Françesku shënoi përvjetorin e parë në krye të Kishës Katolike, me një mesazh të thjesht ndaj afro 4 milionë ndjekësve në Twitter: “Ju lutem, lutuni për mua”.
Presidenti Barack Obama pritet të udhëtojë drejt Vatikanit më 27 Mars, për t’iu adresuar një audience me Françeskun. Që kur ky i fundit mori postin e tij, vitin e kaluar, Françesku ka vendosur një theks të madh te drejtësia sociale.
Në deklaratën e tij, Boehner aludoi mbi debatin politik ndaj komenteve të hapura të Françeskut për pabarazinë e kapitalizmit.
Boehner tha se parimet që thekson Françesku janë “mes fundamentalistëve të idesë amerikane. Dhe, për sa kohë që edhe kombi ynë dështon shpesh herë për të përmbushur këto parime, me sa mundemi ne u japim përjetësim të ri duke synuar të mirat e përgjithshme. Shumë vetë në SHBA besojnë se këto parime janë të minuara nga “kapitalizmi mbretërues” dhe nga centralizimi i vazhdueshëm i pushtetit politik në institucionet e qeverisë sonë federale, gjë që kërcënon të prishë balancën delikate mes virtyteve të dyfishta të subvencionimit dhe solidaritetit”.
Vaticani nuk ka njoftuar ende ndonjë plan të Papës, për të vizituar Shtetet e Bashkuara.
Top Channel