Fushata parazgjedhore në Serbi ka mbyllur maratonën e saj prej 45 ditësh. Partitë politikë kryesisht kanë ofruar një ekonomi të fortë, luftë kundër korrupsionit dhe integrim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, fillimisht shumica e parashikimeve kanë anuar nga fitorja e Partisë Progresistse të Aleksandar Vuçiç, i cili pritet të fitojë rreth 40 përqind. Është folur se partitë opozitare duan të jenë partnerë në koalicion. Kosova nuk u përmend.

Vuçiç, i cili në mandatin e kaluar të qeverisë luajti rolin e zv/kryeministrit dhe u shfaq si njeriu i fortë i Serbisë, tha se Serbia do të jetë një vend i sigurt për qytetarët e saj. Ndërsa tha se do të fitojë bindshëm.

“Zëri ynë do të dëgjohet me 16 Mars. Ju ftoj të merrni miqtë, familjen dhe të tregojmë se do të fitojmë bindshëm. Me gjithë forcën tonë kundër për punësim, për ekonomi, për luftën kundër korrupsionit, do t’i mundim të gjithë bindshëm”, tha Aleksandar Vucic, Partia Progresiste serbe.

I vetmi kundërshtar i vërtetë në zgjedhje ishin demokratët e mbetur, parti që dikur udhëhiqej nga Zoran Gjingjiç, kryeministri serb që u vra në vitin 2003. Boris Tadiç, ish-presidenti që u rikthye në politikë braktisi partinë e tij. Por, demokratët e quajnë Vuçiç diktator dhe thonë se nuk do ta lejojnë ta shkatërrojë Serbinë.

“Partia Demokratike nuk do të bëjë skenarin e Ukrainës. Por, Partia Demokratike nuk do të lejojë as skenarin e Koresë Veriore, ku 100 përqind e njerëzve votojnë për një qytet”, tha Dragan Gjillas, Partia Demokratike.

Kryeministri Ivica Daçiç u pa si njeriu, që mund të dalë nga qeverisja. Ndonëse gjithçka duket e paqartë. Liberaldemokrati Cedomir Jovanoviç shihet si një rival dhe kandidat i qeverisë së ardhshme. Partia e tij është më e hapur për bisedime me të gjithë.

“Serbisë, për të cilën ëndërrojmë, do t’i japim gjithçka që kjo ëndërr të realizohet. Është gënjeshtër që jemi gjeneratë e humbësve”, tha Cedomir Jovanoviç, Partia Liberaldemokratike.

Vrasja e Zoran Gjingjiç ktheu Serbinë në të shkuarën dhe forcat e atëhershme demokratike bënë kompromise me politikanët e dikurshëm të kohës së Slobodan Milosheviç. Agonia ekonomike në Serbi me çmimet e shtrenjta bëri që njerëzit të votojnë për forcat konservatore dhe i dhanë dënim demokratëve. Megjithatë, është si rregull që zgjedhjet serbe mund të befasojnë.

Top Channel