Ka vdekur edhe një pacient i infektuar me virusin H1N1, mëngjesin e së enjtës në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë.

Kjo u konfirmua për Top Channel nga Mirlinda Qyqalla, zyrtare për informim e QKUK-së, sipas të cilës viktima është mashkull, 49 vjeç nga Rahoveci.

Aktualisht gjashtë pacientë vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, të prekur virusi H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.

Kjo është viktima e dytë për këtë vit në Kosovë, pas një gruaje e cila vdiq javë më parë si pasojë e gripit të derrit. Në Klinikën Infektive në Prishtinë të paktën 40 pacientë janë konfirmuar si të infektuar me këtë vitus që nga fillimi i këtij viti.

Mirëpo, drejtori i kësaj klinike, Shemsedin Dreshaj ka thënë se nuk ka vend për panik, pasi prej pesë vjetësh është menaxhuar me sukses sezoni i virozave dhe se ka barna të  mjaftueshme për të trajtuar këto infeksione.

Top Channel