Korea e Veriut, lidhje me rebelët libianë

13/03/2014 00:00

Korea e Veriut përgënjeshtroi se është pronarja e një anije çisternë që u largua nga ujrat e vendit në kundërshtim me urdhërat e qeverisë libiane.

Sipas zyrtarit Jon Ki Chol, Peniani kishte tërhequr regjistrimin e anijes së quajtur “Lavdia e Agimit” që prej incidentit në të cilin ajo u përfshi më parë gjatë muajit.

Kryeministri Ali Zeidan u shkarkua nga Parlamenti ditën e martë, pasi çisterna i shpëtoi një bllokade detare, duke mundur të lundronte në ujra ndërkombëtarë prej një porti të kontrolluar prej rebelëve.

Një ngjarje e tillë rrit spekulimet për lidhje të dyshimta midis diktaturës komuniste dhe rebelëve libianë, që sipas ekspertëve mund të jenë duke paguar në naftë për ngarkesat e Penianit me armë.

Megjithatë, zyrtarisht sipas Koresë së Veriut, anija ishte duke operuar për llogari të një kompanie egjiptiane.

Naftësjellësja u largua nga porti me të paktën 234 mijë fuçi nafte të papërpunuar.

Destinacioni i çisternës mbetet ende i panjohur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB