Trump pyetet për lajmet e vrasjes së Khameneit: Besoj se është e vërtetë
Ish-rebeli i krahut të majtë, Salvador Sanchez Ceren ka fituar ngushtë balotazhin në zgjedhjet presidenciale të El Salvadorit, ka bërë të ditur komisioni elektoral lokal.
Por rivali i tij ka të drejtën të apelojë dhe zyrtarët vlerësojnë se për momentin një deklaratë zyrtare ende nuk mund të bëhet.
Kandidati konservator Norman Quijano më herët kishte bërë thirrje për zgjedhje të reja, pasi rezultatet paraprake tregonin se marzhi i fitores ishte më pak se 7 mijë vota.
Sanchez Ceren do të jetë i pari ish-rebel që do të shërbejë si president. Ai u bë numri dy i shtetit të El Salvadorit në vitin 2009, kur rivali i tij Quijano ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit San Salvador.
Komisioni elektoral ka hedhur poshtë kërkesat e këtij të fundit për një rivotim. Gjykata Supreme Elektorale njoftoi të mërkurën se zoti Sanchez Ceren, një anëtar i fraksionit paraushtarak FMLN, kishte fituar 50.11 për qind të votave pas numrimit manual.
Zoti Quijano, nga radhët e partisë konservatore Arena, fitoi 49.89 për qind, saktësoi më tej organi elektoral. Ditën e hënë, kryetari i partisë Arena, Jorge Velado tha për gazetarët se kishte prova se partia e tij e ka fituar garën presidenciale.
El Salvadori, vendi në Amerikën Qendrore me rreth 5 milionë e 744 mijë banorë, ka njohur zhvillim të fortë ekonomik që nga fundi i luftës civile në 1992, por krimi i organizuar mbetet pengesa kryesore për tërheqjen e investimeve të huaja.
Top Channel