Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dënohet  me 2 vjet burg, me kusht që ai të mos kryejë vepra penale gjatë 3 vjetëve.

Në procesin gjyqësor të nisur në mars të vitit të kaluar, Muja bashkë me pesë ish-drejtorë komunalë akuzoheshin se kishin keqpërdorur postin  me prona komunale të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Sa iu përket ish-drejtorëve të komunës së Prizrenit gjykata shqiptoi dënime më të ulëta. Ish-drejtori i administratës publike Minier Krasniqi u dënua me 1 vit e gjashtë muaj burgim, me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale.

Ish-drejtori gjeodezisë Kadri Ukimiri dhe i Urbanizmit, Sadik Pacarizi u dënuan me nga 8 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale. Ish drejtori i gjeodezisë dhe kadastrit Avni Ademaj u dënua me 5 muaj burgim.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja e ka të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh. Muja u zgjodh në mandatin e tretë për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e kaluara.

Vendimi con Prizrenin në zgjedhje të parakohshme.

Top Channel