Një 47-vjeçar është vrarë në derën e shtëpisë së tij në fshatin
Proptisht në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate në fshatin e
thellë malor, ndërsa viktima është identifikuar si Shkëlqim Topalli.

Sipas te dhenave, babai i dy femijeve ka qene ne banese kur dikush e ka thirrur me nje tjeter emer dhe pasi ai ka dale duke i sqaruar se nuk ishte personi qe kerkonin ka tentuar te hyje brenda, por autori ka qelluar me automatik. Pasi kane degjuar te shtenat familjaret e viktimes kane dale menjehere, por autori ishte larguar ndersa kane transportuar viktimen per ne spitalin e Prrenjasit ku edhe ka nderruar jete.

Te afermit e viktimes duke kerkuar edhe zbardhjen e saj ndersa hedhin dyshime se shkak i vrasjes mund te jene disa konflikte te vjetra pronesie mes fisit te tyre dhe nje fisi tjeter.

Sakaq, policia ka nisur hetimet ne disa pista ku pista kryesore mbete ajo e deklaruar edhe nga familjaret ne lidhje me nje hakmarrje te mundshme pasi pak vite me pare mes viktimes dhe disa personave te tjera ka pasur edhe nje perplasje ku mbeten te plagosur 5 persona.

Vrasja e dyte ka ndodhur kur një 50-vjeçar është qëlluar për vdekje, në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Viktima quhet Sami Sheka, i cili besohet të jetë ekzekutuar me armë zjarri nga 2 persona. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e vrasjes së 50-vjeçarit Sami Sheka.

Top Channel