Shenja përmirësimi nga Michael Schumacher

12/03/2014 00:00

Michael Schumacher po tregon shenja përmirësimi. Lajmi i mirë është shpërndarë nëpërmjet një komunikate nga Sabine Kehm, zëdhënësja e ish-pilotit gjerman të Formulës 1.

“Jemi të bindur se Michael do të zgjohet. Ka ditë që jep sinjale të vogla përmirësimi që na inkurajojnë. Gjithmonë e kemi ditur që kjo është një luftë e gjatë dhe e vështirë. Po mundohemi t’i përcjellim atij të gjithë energjinë tonë dhe besojmë se kjo gjë do e ndihmojë për të fituar edhe kësaj here”, lexohet në komunikatë.

Michael Schumacher ndodhet në gjendje kome që nga 29 dhjetori i vitit 2013, pas një aksidenti me ski në alpet franceze. Një aksident që solli pasoja shumë të rënda dhe të pakuptueshme për personat pranë 7 herë kampionit të Formulës 1.

“Dëmtimi ishte i rëndë dhe është e vështirë të pranohet pasi rrethanat e rrëzimit ishin shumë normale. Jemi të habitur pasi ka pasur rrëzime të tjera shumë më të rrezikshme dhe Michael gjithmonë ka shpëtuar”, lexohet më tej në komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB