Trump pyetet për lajmet e vrasjes së Khameneit: Besoj se është e vërtetë Një gabim që i kushtoi thuajse 30 vjet të jetës së tij, i dënuar në
vitin 1983 për vrasjen e argjendarit 56-vjeçar, Isador Rozeman, ndërsa
përgjatë tyre përgatitej psikologjikisht për ndëshkimin kapital.
Tani, 64-vjeçari me ngjyre Glen Ford është i lirë. Luiziana në Shtetet e Bashkuara pranoi gabimin e rëndë juridik, pas rishikimit të fakteve. Sipas tyre, Glen ford skishte marre kurre pjese ne nje vjedhje jo më të kishte ekzektuar dikë. I pyetur nga gazetaret se cfarë ndjeu pasi la qelinë e burgut në Angola, Ford tha: “Mendja ime leviz në të gjitha drejtimet. 30 vjet te jetes sime, mos them të gjitha. Nuk mund t’i kthej mbrapsht dhe të bëj që duhet të kisha bërë kur isha 35, 38 apo 40. Kur e lashe djalin ishte një foshnjë, ndersa tani u rriten dhe kanë fëmijë”.
Duke iu referuar “Innocent List” prej vitit 1974 kanë qene 144 të denuar me dënim kapital, të cilët u lanë të lire pas një burgosje te gjate. Por, sic nënvizojnë mediat në Shtetet e Bashkuara, askush nuk qëndroi kaq gjatë në krahët e vdekjes, përpara se të shpallej i pafajshëm.
Historia e Glen Ford nisi në vitin 1984 kur u dënua me vdekje. Një juri “të bardhësh” sic shkruajnë mediat ndërkombëtare e shpalli fajëtor për vrasjen e argjendarit gjatë një vjedhjeje. Glen Ford ka deklaruar gjithnjë se është i pafajshëm dhe se nuk ishte perfshire në asnjë vrasje. Vendimi u rishikua disa here ne Apel, por ai u denua me vdekje. Aktualisht 83 burra dhe dy gra po presin denimin me vdekje ne shtetin e Luizianes. Sipas ligjit, për gabime te tilla, ai duhet te kompensohet me 25 mijë dollare për cdo vit të kaluar në burg. Por kesaj shifre i shtohen edhe 80 mije dollare per humbjen e te ashtuquajtures “mundesi jete”.
Top Channel