
Ekipet e reja të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës në futboll nuk kanë arritur të mbyllin ndeshjen për shkak të brohoritjeve shoviniste të tifozëve serbë.
Dy kombëtaret e të rinjëve luajtën një ndeshje miqësore, e cila u ndërpre në minutën e ‘60 për shkak të brohoritjeve të fjalëve “thika”, “teli”, “Srebrenica”, që nënkuptojnë vrasjen e muslimanëve në masakrën e kryer gjatë luftës në Bosnje.
Federata Serbe e Futbollit në një reagim tha se, ndihet e turpëruar për shkak se ata që bëjnë veprime të tilla nuk janë të denjë për Serbinë dhe futbollin.
Ndeshja në Bosnje, sipas tyre, duhej të tregonte një frymë tjetër pasi ky ishte edhe qëllimi i organizimit të saj. “Futbolli duhet të afrojë dhe jo të largojë. Disa njerëz duket se jetojnë në të kaluarën”, thuhet në reagimin e federatës.
Serbia është përballur shumë herë me nacionalizëm në sport. Ndërkaq, ekipi kombëtar është në të njëjtin grup me Shqipërinë në garat për kampionatin evropian të vitit 2016.
Top Channel