Trump pyetet për lajmet e vrasjes së Khameneit: Besoj se është e vërtetë
Qyteti verior australian i Darwin është prekur nga një ‘blackout’ masiv, duke detyruar shkollat të mbyllen dhe duke goditur mbi të gjitha semaforët e qarkullimit rrugor.
Ndërprerja e energjisë, që u shkaktua nga një këputja e një qarku në një nënstacion, që ndodhi në orët e para të së mërkurës. Ajo ndikoi në pjesën më të madhe të Darwin, pranë zyrave qeveritare dhe në një rrjet autobusësh.
Nga mëngjesi i vonë, energjia u rikthye në disa rrethina dhe në zonat më periferike, por mijëra rezidentë dhe biznese mbetën ende pa drita, bëjnë të ditur raportimet lokale.
Ndërprerja e dritave goditi të gjithë qytetin prej 130 mijë banorësh dhe u shtri në mbi 300 km në jug të qytetit të Katherine-s.
Qeveria e Northern Territory (NT) pritet të nisë një hetim për atë çfarë ndodhi, raporton “Australian Broadcasting Corporation”.
“Shërbimet publike të NT kanë mobilizuar protokollet e menaxhimit të emergjencave për t’i siguruar sigurinë e komunitetit”, thuhej në një deklaratë të qeverisë së NT, në uebsajtin e tyre.
Të gjitha shkollat u mbyllën, ashtu sikurse dhe gjykatat. Motoristët u njoftuan të tregon kujdes më të theksuar, për shkak të mungesës së semaforëve, edhe pse raportimet lokale thonë se policia ka ruajtur kryqëzimet kryesore.
Aeroporti ka pasur gjenerator dhe po funksionon normalisht, sipas raportimeve, ashtu sikurse dhe spitali lokal. Zyrtarët vendas thonë se do të duhet pak kohë deri sa energjia të rikthehet totalisht, për të gjithë banorët.
Top Channel