Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është
shtuar numri i rasteve të verifikuara me prani të virusit H1N1, i njohur
si gripi i derrave.

Në konferencën e sotme për media, drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj informoi se nga 199 mostra të marra tek pacientët, 86 kanë rezultuar pozitive, 46 prej tyre me grip të rëndomtë, ndërsa 40 me prani të virusit H1N1.

“Aktualisht në Klinikën Infektive kemi shtatë pacientë që po trajtohen, pesë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dy në respiratore. Ndërsa deri tani kemi pasur një viktimë nga virusi H1N1”, theksoi Dreshaj.

Ai theksoi se nuk ka vend për panik, meqë situata është nën kontroll dhe pasi çdo 4 vjet ndodh ndërrimi gjenetik i virusit që mund të rezultojë me shfaqje të situatave të tilla.

Dreshaj bëri të ditur se Kosova qëndron më mirë krahasuar me vendet e rajonit për nga numri i vdekshmërisë dhe rasteve të paraqitura me H1N1 dhe shtoi se edhe ndryshimet klimatike janë bërë shkaktare të paraqitjes së viruseve të tilla.

Top Channel