Shumë nga vendet e BE-së nuk e lejojnë dyshtetësinë dhe kjo ka bërë që
shumë kosovarë, që jetojnë në këto vende, të heqin dorë nga
nënshtetësia kosovare.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2013, gjithësej 3.375 persona kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare për këtë arsye. Por ndryshe nga zyrtarët e ministrisë e mendojnë sociologët. Sipas tyre, kjo nuk është arsyeja e vetme që justifikon këtë veprim.

Arsyeja më e madhe, thonë ata, është se tek shumica e qytetarëve është krijuar një realitet jo shumë i favorshëm për një mirëqenie më të mirë individuale dhe familjare.

“Prandaj, ata i drejtohen vendeve jashtë Kosovës për t’i arritur të gjitha këto dhe për këtë duhet të heqin dorë nga nënshtetësia”, thonë sociologët.

Në komunën e Prishtinës që nga fillimi i vitit 2014 kanë qenë gjithsej 13 kërkesat për lirim nga nënshtetësia kosovare.

Top Channel