Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të martën do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri. Në një komunikatë të AAK-së thuhet se, Haradinaj do pranojë çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës.

“Ceremonia e dorëzimit të titullit Qytetar Nderi kryetarit Ramush Haradinaj, që zhvillohet në kuadër të manifestimit “Binjakët e Lirisë”, që iu kushtohet dy figurave të kombit, ish-deputetit dhe pinjollit të demokracisë shqiptare, Azem Hajdari dhe komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës në Kamëz”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Sipas njoftimit, veç çmimit Haradinaj është i ftuar në aktivitetet kulturore e përkujtuese dhe do të takojë edhe zyrtarë dhe udhëheqës të lartë të institucioneve të Shqipërisë.

Top Channel