Tiranë, sherr me thika, vdes një i ri

09/03/2014 00:00

Një i ri humbi jetën në kryeqytet pas disa goditjeve me thikë që mori në trup pas një zënkë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në rrugen Pashko Vasa. 

Grindja mes të rinjve ka nisur për shkak të muzikës. Pasi kanë debatuar me fjalë në lokal, të rinjtë kanë dalë jashtë tij.

Marian Tufa ka qenë i armatosur me armë të ftohta dhe e ka qëlluar 35-vjecarin Elton Pojani disa herë në trup, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pojani u transportua në Spitalin Ushtarak ku humbi jetën disa orë më vonë, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Policia arriti të ndalojë autorin e krimit të rëndë, mbi të cilin u ngrit akuza e plagosjes se rëndë me pasojë vdekjen.

Top Channel