
Cristian Zapata ka besim se Milani është në gjendje të fitojë ndaj Atletico Madrid në “Vicente Calderon” e në këtë mënyrë të kalojë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Kuqezinjtë u mundën 1-0 në “San Siro” në muajin shkurt, por mbrojtësi thotë se asgjë nuk ka mbaruar në lidhje me kualifikimin.
“Një fitore ndaj Udinezes në fundjavë do na jepte qetësinë e nevojshme për transfertën e Spanjës. Do të jetë e vështirë, por ne do të mundohemi të fitojmë ndeshjen e Champions”, tha kolumbiani për ‘Milan Channel’.
“Në takimin e parë treguam se mund të jemi të rrezikshëm. Duhet të luajmë njësoj, me ndryshimin e vetëm që shtyllat t’i kthejmë në gola”, shtoi Zapata.
Ndeshja Atletico Madrid-Milan do të luhet më 11 mars.
Top Channel