Tjetër arrestim për posedim tritoli

07/03/2014 22:40

Policia e Tiranës dhe Komisariati i Kombinatit arrestuan shtetasin Sokol Shehu, 27 vjeç, në banesën e të cilit u bllokua lëndë plasëse e llojit tritol.

Kontrolli në banesën e tij, në zonën e Kasharit, – thotë policia, – u bë pas informacioneve të mbledhura nga agjentët e krimeve, se i riu dyshohet që ishte i implikuar në shitjen e lëndëve plasëse, megjithatë gjithçka është ende nën verifikim, për të pasur një version të konfirmuar në funksion të hetimeve, se përse e mbante lëndën plasëse i riu.

Ai pritet të merret në pyetje nga grupi i hetimit, ndërkohë që policia u tregua e rezervuar, për shkak të sekretit hetimor, dhe nuk dha detaje për këtë operacion.

Ndërkohë, policia raporton se në banesën e Sokol Shehut u sekuestruan tre pako me eksploziv tritol, një armë e llojit pistoletë dhe një armë gjahu pa leje. Gjatë javës, policia ka kryer disa aksione në vend, për goditjen e bazave të lëndëve plasëse.

Top Channel