Superkupa e Italisë; Napoli dhe Bologna, luajnë gjithçka në Riad, sfida në Digitalb
Carlos Tevez ka luajtur në Argjentinë, Brazil dhe Angli, përpara se t’i bashkohej në verë Juventusit, por kaq pak kohë në Torino i kanë mjaftuar atij që të kuptojë se kampionati italian është mbi të tjerët.
Në një intervistë për faqen e klubit, Tevez theksoi se ndonëse Seria A nuk e ka më atë fuqinë për të tërhequr yjet më të mëdhenj të futbollit botëror si në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000, në pikëpamjen teknike mbetet pa rivalë.
“Seria A është kampionati më i vështirë taktikisht në të cilin më është dashur të luaj ndonjëherë”, tha Tevez.
Në lidhje me formën e treguar prej Juventusit në këtë sezon, argjentinasi shtoi: “Të gjithë e dimë se çfarë potenciali kemi brenda dhe jashtë fushe. Jemi një skuadër e fortë dhe jemi shumë të vështirë për t’u mundur kur luajmë të bashkuar. Juventusi është një klub i madh. E kupton se sa i madh është Juventusi vetëm kur sheh se si të gjithë skuadrat e tjera duan kaq shumë të na mundin”.
Tevez ka realizuar për Juventusin 15 gola, në 26 ndeshje kampionati, që kur ju bashkua bardhezinjve nga City në verën e 2013-s.
Top Channel